Shkup, 21 janar – Aktakuza për rastin “27 prilli” nuk duroi ndryshime thelbësore dhe mbetet vepra e njëjtë penale, deklaroi sot para Gjykatës Penale prokurorja publike Villma Ruskovska.
“Aktakuza nuk duroi ndryshime thelbësore. Ka specifikime me shikim të dëshmive plotësuese të cilat ishin prezantuar. Me shikim të ligjit për amnisti duhej më saktë të sqarohet se kush çka ka bërë nga të akuzuarit, ndërsa ajo do të jetë në fjalë përfundimtare”, deklaroi Ruskovska.
Në pyetjen e gazetarëve nëse ajo do të thotë se mbetet vepra e njëjtë penale, prokurorja Ruskovska, tha “po”.
Seanca e sotme për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017, u anulua për më 31 janar, sepse siç informon gjykatësja Dobrilla Kacarska, ende nuk janë në fuqi të gjitha përgjigjet për ankesat e kërkesave të refuzuara për amnisti nga Gjykata e Apelit.
“Për Abdylfeta Alimi ishte caktuar seancë publike në Gjykatën e Apelit për të premten, por nuk është mbajtur dhe është caktuar për sot. Prokurorja Vilma Ruskoska javën e ardhshme zyrtarisht do të mungojë dhe ato seanca anulohen, dhe seanca e ardhshme do të mbahet më 31 janar”, deklaroi Kacarska.