Ruskoska shefe e “Krimeve të Rënda”
Shkup, 14 nëntor-Shefe e re e Prokurorisë për luftimin të krim të organizuar dhe korrupsionit, do të jetë prokurorja, Villma Ruskoska. Kështu të mërkurën ka vendosur Këshilli i Prokurorëve Publike, e cila mes tjerash I ka zgjedhur edhe shefat e Prokurorisë së Lartë të Shkupit(PLSH), asaj të Gostivarit dhe Prokurorisë së Velesit. Zgjedhja e Ruskoskës, për shefe të Prokurorisë në fjalë, vjen pasi ajo deri më tani i ka proceduar lëndët “përfolura” në opinioni. Prej te “Detonari”, përmes “Syrit të Gjarpërit” e “Lagjes së Trimave” e deri te lënda për “27 prillin” e cila gjendet në procedurë gjyqësore, prokurorja Ruskoska, ka akuzuar dhjetëra persona, për vepra të ndryshme penale, përfshi edhe ato me burg të përjetshëm. Për opinioni shqiptar Ruskoska u bë e njohura me mbrojtjen e aktakuzës në ngjarjet e Kumanovës (Goshincë dhe Lagjen e Trimave), ku 7 pjesëtar të “Grupit të Kumanovës” u dënuan me burg të përjetshëm, ndërsa dhjetëra të të tjerë u dënuar me dënime me burg prej 10 deri në 40 vite heqje lirie.