Shkup, 17 shkurt – Sa herë u ndryshuan nene të caktuara në Ligjin për PP-në, që pres të dalë në Gazetën Zyrtare para se të jap çfarëdo lloj komenti, deklaroi shefja e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska.
“Sa herë u ndryshuan nene të caktuara në atë ligj që me të vërtetë pres që të dalë në Gazetën Zyrtare, ta lexoj e pastaj të mund të japë çfarëdo lloj komenti”, deklaroi Ruskovska, e pyetur për qëndrim për Ligjin për PP-në.
E pyetur se deri ku është aktakuza për Aleancën Ndërkombëtare dhe a ka informacione se është pranuar, Ruskovska, tha se ende nuk ka informacione.
“Nuk kam informacion, ende nuk kam marrë vendim nga gjykata”, deklaroi Ruskovska.(koha.mk)