Shkup, 12 qershor – Në bastisjet që janë zbatuar në Itali lidhur me rastin për keqpërdorimin e IPA – fondeve, për çka dyshohen sekretari shtetëror në Ministrinë e Shoqërinë Informatike dhe Administratë dhe një ish i punësuar në Ministrinë e njëjtë, janë gjetur dëshmi që do të shërbejnë në procedurën që zhvillohet kundër shtetasve tanë.
Këtë e deklaroi sot prokurorja për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, e cila sot në Shkup mori pjesë në Konferencën “Bashkëpunim i përbashkët dhe ndihmë juridike në luftën kundër krimit të organizuar transnacional”.
Hetim jozyrtar për keqpërdorimin e IPA-fondeve zhvillohet kundër Jahi Jahiut, sekretar shtetëror në MSHIA nga radhët e BDI-së dhe Jasmina Geleska nga Shkupi e cila ka qenë drejtuese e sektorit në Ministri. Ata dyshohen për mitmarrje gjatë përzgjedhjes së kompanisë për zbatim të projektit të financuar nga IPA-fondet.
Ruskovska përmendi se është herët të thuhet se çka ka në materialet e sekuestruara, para se gjithash në kompjuterë dhe telefonat celular dhe shtoi se do të duhet të pritet ekspertiza.
Aksioni është zbatuar në bashkërendim me prokurorinë italiane nga Milano dhe me mbështetje të “EURODREJTËSIA”.
Janë zbatuar bastisje simultane në Maqedoninë e Veriut dhe në Itali edhe atë në pesë bastisje në Shkup dhe Kumanovë, nga të cilat në dy persona juridikë dhe një ministri, si dhe në tetë persona juridikë në Itali. Në aksionin në Ministrinë tonë përkohësisht janë sekuestruar më shumë se dhjetë kompjuterë (desktop dhe lap-top kompjuterë), USB dhe mikro SD kartela të memories, telefona celularë, tableta, dy pistoleta, mjete financiare dhe dokumentacion vëllimor zyrtar.
Ruskoska theksoi se ende nuk ka të dyshuar nga firmat në vend, në të cilat është kryer bastisje dhe shtoi se duhet kohë që të përgatiten të gjitha dëshmitë, e pastaj do të shqyrtohet nëse hetimi do të përhapet edhe tek dyshuarit e tjerë.
Prokurori publik Lubomir Joveski theksoi se komunikimi me autoritetet italiane është në nivel të lartë dhe siç tha rezultat i asaj është edhe hetimi i fundit.