Viktima në këtë lëndë nuk janë ata të cilëve iu ishin kërkuar para, por viktima jemi të gjithë qytetarët e këtij shteti, tha prokurorja publike Villma Ruskovska në fjalimin hyrës në seancën gjyqësore për rastin “Reket”.
“Kishte një film për Engjëjt e Çarlit të PSP-së, por kishte edhe një prokurore speciale publike që hyri në rrjetin e të ashtuquajturit ylli i estradës Boki 13”, deklaroi Ruskoska.
Prokuroria, tha Ruskoska, do të dëshmojë se Janeva e ka bërë këtë nga lakmia dhe se me vetëdije e ka keqpërdorur pozitën zyrtare, me çka e ka tradhtuar besimin e popullatës.
“Do të bëjmë të ditura shumë dëshmi se Janeva me vetëdije dhe me paramendim Bokit 13 i ka dhënë materiale të procedurave parahetimore të cilat janë sekret zyrtar që të mundet Boki 13 nga të akuzuarit në ato procedura të kërkojë miliona që ato procedura të përfundojnë me marrëveshje ose në rastin më të mirë si dëshmitarë”, deklaroi Ruskovska.
Ndoshta do të dëgjoni, tha Ruskoska se Kamçevët të parët kishin kërkuar dhe lutur për ndihmë, por nuk është kështu.
“Do të bëjmë të ditura dëshmi se Boki 13 përmes Kiçecit të parët kishin filluar kontakt me Ana Kamçevin. I akuzuari Kiçeec ndoshta do të dëgjoni se gjithçka që kishte bërë ishte që t’i ndihmojë Kamçevit sepse e kishte llogaritur si vëlla, por do të shihni edhe se nuk kishte harruar që ta marrë çantën e mbushur me para”, deklaroi Ruskovska. (koha.mk)