Rusia vendosi sanksione kundër 39 britanikëve

Ministria ruse e Punëve të Jashtme njoftoi se po vendos sanksione kundër 39 funksionarëve, biznesmenëve dhe gazetarëve nga Britania e Madhe dhe u ndalohet hyrja në Rusi, sepse mbështesin “demonizim” dhe izolim ndërkombëtar të Moskës.

Në listë, në mesin e të tjerëve, janë edhe lideri i Partisë Laburiste opozitare, Kir Starmer dhe ish-kryeministri Dejvid Kameron.

“Duke pasur parasysh dëshirën destruktive të Londrës që ta ruajë volantin e sanksioneve nën pretekste të pakuptimta dhe absurde, çështja e zgjerimit të ‘stop listës’ ruse do të vazhdojë”, bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Advertisements