Rusia “tregon dhëmbët” me fuqinë e raketave vdekjeprurëse më të mëdha ndonjëherë

Kanë dalur pamje të reja të stërvitjeve ushtarake të Rusisë, më të mëdha ndonjëherë që janë bërë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Këto ushtrime ushtarake janë quajtur ‘Vostak-2018’ të cilat kanë filluar të martën në Rusi, shkruan ‘Daily Mail’.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka transmetuar imazhe të tankeve, automjeteve të bilinduara e anijeve ushtarake dhe helikopterët luftarak.

Në një klip, marinarë nga Flota Veriore e Rusisë dhe një brigadë motorike Arktik u shfaqën duke u nisur nga një anije e madhe në një breg të pangopur përballë Alaskës.

Të mërkurën, Ushtria Ruse ka lëshuar raketat në terrenin e trajnimit Telemba, rreth 80 kilometra në veri të qytetit Siberian.

Por, shfaqja e forcës që do të përfshijë ushtrime të përbashkëta me ushtrinë kineze është dënuar nga NATO, duke i parë si prova për një ‘konflikt në shkallë të gjerë’.

Video Player

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com