Moskë, 19 dhjetor – Vendimi i SHBA-së t’i tërheq ushtarët e saj nga Siria krijon perspektivë të mirë për zgjidhje politike të krizës në këtë vend, kumtoi sot Ministra ruse e Punëve të Jashtme.
MPJ-ja ruse, gjithashtu, vlerësoi se nisma për formim të komitetit kushtetues sirian ka “ardhmëri të ndritur” së bashku me tërheqjen e ushtrisë amerikane.
Pentagoni informoi se ka filluar proces për kthimin e trupave amerikan nga Siria, ndërsa SHBA-ja ka filluar tranzicion në fazën e ardhshme të fushatës.
Presidenti amerikan Donald Tramp paraprakisht paralajmëroi se SHBA-ja do ta tërheq ushtrinë e saj nga Siria, duke shtuar se Shteti Islamik është mposhtur në atë vend