Përmes kërcënimeve, shantazheve dhe blerjes së votave është siguruar shumica parlamentare e cila të premten votoi “Për” ndryshimet kushtetuese për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Ky është qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, e cila mes tjerash shtoi se SHBA-të kanë manipuluar me “votimet e parregullta” në Parlamentin e Maqedonisë, gjatë miratimit të vendimit për ndryshimin e emrit.
“Me kujdes e kemi përcejllur votimin e 19 tetorit kur në Parlamentin e Maqedonisë u miratua ndryshimi i Kushtetutës që nevojiten për ndryshimin e emrit dhe anëtarësimin në NATO. Gjithçka ishte e organizuar sipas veprimeve të ‘demokracisë bashkëkohore evropiane'”, thonë nga MPJ e Rusisë. Njehërit në komentin e tyre ata kanë shtuar se ndodhitë e 19 tetorit në Parlamentin e Maqedonisë paraqesin “shkelje të hapur të të gjitha normave ligjore dhe atyre morale”.