Rusia: Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën të mbahet më 8 shkurt

Përfaqësuesja e përhershme e Maltës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Vanesa Frejzer, vendi që aktualisht kryeson me këtë organ të OKB-së, tha sot se Rusia ka kërkuar që seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar Ukrainës të mbahet më 8 shkurt.

Zëvendës përfaqësuesi i parë i Federatës Ruse në OKB, Dmitrij Poljanski, sqaroi se takimi do t’i kushtohet perspektivave për një zgjidhje paqësore të krizës ukrainase në kontekstin e rritjes së furnizimit me armë perëndimore për regjimin në Kiev, transmetojnë mediat ruse.

“Nuk do të humbasim përvjetorin e nënshkrimit të “Marrëveshjeve të Minskut”, shtoi diplomati rus.

Advertisements

Përveç kësaj, Poljanski la të kuptohet se “regjimi në Kiev dhe sponsorët e tij perëndimorë” do të organizojnë një ngjarje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shkurt me rastin e përvjetorit të parë të operacionit ushtarak special.

Zëvendës zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Hak, ndërkohë, u bëri thirrje të gjitha palëve me ndikim mbi Moskën dhe Kievin që t’i inkurajojnë ato për t’i dhënë fund armiqësive.