Moskë, 23 maj – Veprimi i disa opozitarëve nga Maqedonia, me përkrahje nga jashtë, “krijuan kërcënim për shtetësinë e këtij vendi”, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov. “E shqyrtojmë gjendjen në Maqedoni, e cila shkakton shqetësim”, tha Lavrov pas takimit në Moskë me shefin e diplomacisë kroate, Davor Ivo Shtier. Ai tha se “Moska vlerëson se kriza në Maqedoni mund të zgjidhet vetëm në kuadër të Kushtetutës së vendit”. Për vizitë në Moskë është edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili nesër duhet të takohet me presidentin e Federatës ruse, Vlladimir Putin.