Moskë, 26 korrik – Pajisja ushtarake ruse është porositur në Serbi, siç është paraparë sipas marrëveshjes dhe planit, kumtoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
Ministria reagoi me rastin e informatave të Ministrisë rumune të Punëve të Jashtme se Rumania nuk ka lejuar transport të armës ruse që ka lëvizur përmes Danubit në Serbi, për shkak të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë lidhur me situatën në Ukrainë.
“Të gjitha dërgesat janë bërë me respektim të ashpër të kushteve të marrëveshjes dhe të datave të kontraktuara”, thuhet në kumtesë.
Siç shtohet, “eksporti i prodhimeve të lidhura me mbrojtjen nga Rusia në Serbi zbatohet në pajtim të ashpër me ligjet ndërkombëtare dhe si pjesë e bashkëpunimit bilateral ushtarako-teknik”.
Paraprakisht, MPJ-ja rumune njoftoi se për dhënien e lejes transite për transport të materialit ushtarak, e cila mund të jepet vetëm nga operatori rumun, duhet të plotësohen disa kushte.
“Një nga kushtet është se shërbimet e operatorit rumun, të dhëna në bazë të lejes për transit, nuk duhet drejtpërdrejtë ose indirekt të përgjigjen në interesat e personit fizik ose juridik, institucioneve ose organizatave të Federatës ruse, as të dedikohen për shfrytëzim në Rusi”, thuhet në kumtesën dhe shtohet se ky kusht nuk është plotësuar – për atë shkak licenca nuk është dhënë.