Ambasadori i Rusisë pranë Kombeve të Bashkuara, Vasilj Nebenzja deklaroi sot de Rusia nuk do ta mbështesë propozimin e SHBA-së-Këshillit të Sigurisë së KB-së ta pranojë Huan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.
“Kjo nuk do të kalojë”, deklaroi Nebenzja dhe shtoi se qëndrimi i Rusisë me rastin e krizës në Venezuelë “mbetet i pandryshuar”.
Zëdhënësi i Kremlinit gjatë ditës së djeshme deklaroi se për Rusinë, Nikollas Maduro është president legjitim i Venezuelës dhe se përpjekjet e opozitës që ta uzurpojë pushtetin në vend janë plotësisht jo legjitime.