Rusia prezanton “babanë bombë” katër herë më të madhe se “nëna bombë” e Amerikës (VIDEO)

102

Vladimir Putini ka një armë katër herë më të fuqishme se bomba amerikane që vrau 36 militantë të ISIS-it në Afganistan. Mediat ruse na njohin me ‘babanë rus të të gjitha bombave’, siç raportohet nga ata, FOAB është katër herë më i fuqishëm se MOAB (bomba që ushtria amerikane lëshoi në Afganista), me fuqi eksplozive ekuivalente me 44 ton TNT, krahasuar me 11 ton për MOAB. Rezultatet e testeve të këtij municioni ajror, kanë treguar se mund të krahasohet me një armë bërthamorë me efikasitetin dhe aftësitë e saj, tha Rukshin. ‘’Në të njëjtën kohë, unë veçanërisht dua të theksoj se ndikimi nga ky municion nuk ndot mjedisin në asnjë mënyrë, krahasuar më një municion bërthamor,’’ shtoi ai, raporton CNN, përcjell gazetametro.net. Një transmetin i bërë nga njëri televizion dhe botimet e tjera të kohëve të fundit në mediat shtetërore ruse, pohojnë se FOAB është katër herë më i fuqishëm se MOAB, me fuqi eksplozive ekuivalente me 44 ton TNT, krahasuar me 11 ton për MOAB. FOAB thuhet gjithashtu se është më i lehtë, me peshë prej 7,100 kilogram, krahasuar me 8,200 kilogramë, ndërsa rrezja e saj e shpërthimit është dyfishi i asaj të MOAB, në 300 metra ose rreth 984 metra. Leighton tha se analiza e kryer nga grupi i tij mbështet këto pretendime, por ka disa pyetje nëse shpërthimi i treguar në video specifike është prodhuar nga një armë si FOAB. Alexander Mozgovoy, redaktor i revistës ruse Mbrojtja Kombëtare, tha se beson se videoja e Kanalit 1 është e saktë dhe ai mendon se Rusia mund të ketë zhvilluar më shumë se një FOAB, ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar disa MOAB’s. “Unë nuk mendoj se ka vetëm një bombë [të këtij lloji], por definitivisht jo shumë prej tyre,” tha ai. “Kjo bombë nuk lë asgjë të gjallë, që të kthehet gjithçka në hi”. Ndryshe, Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar bombën GBU-43 në Nangarhar, provincë të Afganistanit, para gati dy javësh, duke synuar tunelet e Shtetit Islamik. U konsiderua një sukses i madh përdorimi i parë në betejë i bombës më të fuqishme jobërthamore në arsenalin amerikan, analistë të shumtë mendojnë se ky ishte thjesht në demonstrim force nga ana e Uashingtonit.

Comments are closed.