Rusia po pret miratimin e një vaksine të dytë të mundshme kundër COVID-19 deri më 15 tetor, thanë autoritetet shëndetësore.
“Ka filluar procesi i miratimit të vaksinës Epivakkorona. Përfundimi i procesit të miratimit për vaksinën Epivakkorona pritet në 15 tetor 2020”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Rusi.
Fazat e para të provave klinike të vaksinës përfunduan javën e kaluar.
Rusia ka miratuar vaksinën e parë kandidate kundër koronavirusit të ri. Faza e tretë e provave klinike të kësaj vaksine, e quajtur Sputnik-V, që përfshin 40,000 vullnetarë, është duke u zhvilluar.
Pas miratimit të vaksinës, do të kryhen provat klinike në të cilat do të marrin pjesë njerëz mbi moshën 60 vjeç, si dhe njerëz që vuajnë nga sëmundje kronike.