Rusia po përdor njohjen e fytyrës për të luftuar pandeminë e Koronavirusit, por qytetarët janë të shqetësuar për privatësinë e tyre!

30

Ndërsa qytetet ruse hyjnë në izolim të detyruar dhe janë vendosur nën masa të rrepta kufizuese për të përballuar pandeminë e Koronavirusit, Moska po përdor teknologjinë e fundit për të mbajtur nën kontroll banorët.

Zyrtarët e qytetit po përdorin një rrjet gjigand prej dhjetëra mijëra kamerash, të instaluara me softuer për njohjen e fytyrës, të cilat ata planifikojnë t’i bashkojnë me kalimet-digjitale në celularët e njerëzve.

Megjithatë veç ndihmës që kjo masë mund të japë tani ajo ka ngritur shqetësime mes popullsisë se nëse një vëzhgim i tillë kaq i detajuar dhe privat do të anulohet ndonjëherë në të ardhmen pasi pandemia të ketë përfunduar..(BBC)

Comments are closed.