Moska gjithmonë do ta përkrahë pozicionin e Serbisë dhe të serbëve lidhur me Kosovën, citon b92 të ketë thanë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.
Në konferencën për shtyp ajo ashtu është përgjigjur në pyetjen si e komenton deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq se “kufizimi me Kosovën është pozicioni zyrtar i Serbisë”, ndërsa në anën tjetër mediet zyrtare në Serbi shkruajnë për përkrahjen e Rusisë, edhe pse Moska insiston në respektimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të OKB-së.
“Pozita jonë është se Rusia vërtet e përkrah vendimi që u përgjigjet interesave të Serbisë e të serbëve. Fjala është për popullin, për shtetin”, ka thënë Zakharova.
Sipas fjalëve të saj, Moska do zgjidhjen përmes dialogut, sikur dhe Serbia.