Moskë, 27 shkurt – Rusia në janar të këtij viti e ka bërë testimin e parë të raketës hipersonike “Cirkon” që e ka gjuajtur në fregatën “Admiral Goeshkov” në detin Baren, ndërsa me të cilën ka qëlluar caqe në tokë, për Tass-in ka bërë të ditur dy burime nga strukturat e qarkut federal veriperëndimor.
“Në pajtim me programin shtetëror për testim të “Cirkonit”, në fillim të janarit të këtij viti “Admiral Goeshkov” e ka gjuajtur këtë raketë nga deti Baren mbi caqe në tokë, gjegjësisht mbi një prej bazave ushtarake të trajnimit në Uralin verior”, deklaroi njëri nga bashkëbiseduesit e agjencisë.
Burimin i dytë e ka konfirmuar këtë informacion, duke vërejtur se “fluturimi ka tejkaluar 500 kilometra”.
Bashkëbiseduesi i Tass-it edhe një herë ka shtuar se testimet e “Cirkonit” nga objekte detare do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit 2020.
Në nëntor të vitit të kaluar pres shërbimi i Flotës veriore ruse ka bërë të ditur se fregata ka mbërritur në bazën ushtarake Bellomors (në qytetin Severodvins), që të përgatitet për testim të llojit të ri të armëve.
Në shkurt të vitit 2019 presidenti rus Vlladimir Putin n ë fjalimin e tij para asamblesë federale ka thënë se puna mbi raketën “Cirkon” po zhvillohet sipas planit dhe orarit të paraparë.
Zëvendësministri rus i Mbrojtjes Aleksej Krivoruçko në nëntor të vitit të kaluar deklaroi se është planifikuar “Cirkonët” të zhvendosen në fregatën “Marshal Shaposhnikov” dhe në nëntetësen bërthamore multifunkdionale “Irkutsk”, që do të modernizohen për këtë qëllim.(koha.mk)