Moskë, 23 dhjetor – Qeveria ruse njoftoi se do të kundërpërgjigjet në sanksionet e SHBA-së të paralajmëruara për të gjithë që punojnë në gazsjellësin e ri Rrjedha veriore 2, që është ndërprerë të shtunën.
Kryeministri rus Dmitrij Medvedev deklaroi se ka urdhëruar që Qeveria t’i shqyrtojë kufizimet e mundshme” që do t’i imponohen SHBA-së si përgjigje e sanksioneve.
Javën e kaluar presidenti amerikan Donald Tramp nënshkroi ligj me të cilin parashihen sanksione kundër individëve dhe kompanive të përfshira në gazsjellësin nga Gjermania deri në Rusi nën Detin Baltik.
Si rezultat i kësaj, kompania zvicerane anijet e të cilës punojnë në gazsjellës e kanë ndërprerë punën të shtunën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi sot se Moska do të ndërmarrë masa për “reciprocitet” lidhur me sanksionet e SHBA-së që Rusia i konsideron si të papranueshme. (koha.mk)