Moskë, 15 gusht – Moska sot ofroi shtetësi për rreth tre milionë ukrainas të rajonit të kufirit me Rusinë i cili është goditur nga trazirat ushtarake. Veprimi i këtillë e ka hidhëruar Kievin dhe BE-në.
Presidenti rus Vlladimir Putin e ka filluar këtë vit programin për shkak të përshpejtimit të procesit të marrjes së shtetësisë për banorët e rajonit ukrainas Donjeck dhe Lugansk ku në pesë vitet e fundit ka konfrontime mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve prorus, transmeton Hina.
Ukraina është kërcënuar se do t’ua merr shtetësinë ukrainase atyre që do të pajisen me atë ruse, ndërsa BE ka paralajmëruar se nuk do t’i pranojë pasaportat ruse të marra përmes atij programi.
Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë ka filluar në vitin 2014 pasi ukrainasit e zbritën nga pushteti presidentin prorus dhe u kthyen kah Perëndimi. Sipas të dhënave të KB-së në konfliktet deri tani kanë vdekur rreth 13 mijë persona.