Moskë, 29 nëntor – Moska sot i mohoi pohimet e Ukrainës se Rusia i ka bllokuar dy portet kryesore ukrainase në Detin Azov.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se nuk e ka të njohur se ka ndonjë problem, duke shtuar se qarkullimi detar nëpër Ngushticën e Kerçenit, që i ndërlidh Detin Azov dhe Detin e ZI, zhvillohet normalisht.
Sipas Peskovit, ndonjëherë “vjen deri në anulim të lundrimit, si rezultat i kushteve të këqija të motit”.
Deklarata e Peskovit paraqet reagim të pohimeve të ministrit të Infrastrukturës së Ukrainës, Volomir Omelan, i cili akuzoi se Rusia ka vendosur “bllokadë efikase” të dy porteve kryesore ukrainase në Detin Azvo – Berdjanks dhe Mariupol, nuk lejon në të të lundrojnë çfarëdo qoftë anije.
Omelan në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se 35 anijeve nuk u është lejuar “kryerja e operacioneve normale”. Sipas tij, Rusia lejon lundrimin vetëm të disa anijeve të cilat lëvizin në drejtim të portit rus në Detin Azov.
“Qëllimi është i qartë – duke u vendosur bllokada porteve ukrainase në Detin Azov, Rusia shpreson se do t’a shtyp Ukrainën nga territorin e saj – territor i cili është i joni dhe në pajtim me të gjitha ligjet ndërkombëtare”, shkroi Omelan.
Sipas tij, 18 anije presin hyrje në Detin Azov, prej të cilëve katër drejtë Berdjanskit dhe 14 drejtë Mariupolit. Nga ana tjetër, nëntë anijet presin të dalin nga Deti Azov, ndërsa edhe tetë të tjera qëndrojnë nëpër portet duke pritur leje të lundrojnë, thotë ministri ukrainas.