Moskë, 15 nëntor – Dhoma e ulët e Parlamentit rus sot, në lexim të dytë, miratoi ligj i cili do t’u mundësojë autoriteteve ruse t’i identifikojnë mediat e huaja të cilat punojnë në Rusi si “agjentë të huaj”. Ministria amerikane e Drejtësisë kërkoi nga televizioni rus RT, i sponsorizuar nga Kremlini, të regjistrohet si “agjent i huaj” në territorin e SHBA-së, pas akuzave të agjencive amerikane të zbulimit se Rusia është e përzier në zgjedhjet presidenciale në SHBA vitin e kaluar. Rusia, e cila i hodhi poshtë akuzat, paralajmëroi se do t’u përgjigjet ngjashëm hapave amerikanë. Nevojitet që teksti të mbështetet edhe në lexim të tretë, para se të dorëzohet për miratim në Dhomën e ulët të Parlamentit.