Moskë, 8 prill – Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Rusi është rritur për 1,175 gjatë 24 orëve të fundit në 8.672 në 81 nga 85 rajone në Federatë. Këtë sot e kumtoi shtabi operativ rus në luftën kundër infektimit.
Ky është numër rekord i rasteve të reja në ditë në Federatën ruse.
“Në 24 orët e fundit janë shëruar 86 persona. Në total 580 persona janë shëruar. Pesë pacientë e kanë humbur jetën në ditën e kaluar dhe 63 për tërë periudhën në Rusi”, thuhet në kumtesë.
Në Moskë janë regjistruar 660 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, me çka kryeqyteti i Rusië tani ka 5.841 të infektuar.