Rusia me autostradë të gjatë 2.000 kilometra do të lidhet me Kinën

Moskë, 10 korrik – Kryeministri rus Dmitrij Medvedev miratoi ndërtimin e autostradës të gjatë 2.000 kilometra, e cila duhet ta lidh Rusinë me Kinën.

Ndërtimi i autostradës do të kushtojë 9,4 miliardë dollarë.

Autostrada nga kufiri ruso-kinez do të paraqesë rrugën më të shkurtë për transport tokësor të mallit nga Kina në Evropë. Po ashtu do ta lehtësojë edhe komunikacionin automobilistik mes Evropës, Rusisë perëndimore dhe Azisë Qendrore.

Presidenti kinez Si Xhinping në vitin 2013 e ka promovuar politikën infrastrukturore – ndërtimin e porteve, rrugëve dhe hekurudhës me qëllim që të krijohet korridor i ri tregtar, i cili do ta lidh Kinën ne Azinë, Afrikën dhe Evropën.