Rusia mbetet jashtë Botërorit të Atletikës

Federata Ruse e Atletikës merr një tjetër goditje të rëndë pasi është pezulluar nga pjesëmarrja në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në muajin Gusht në Londër. Lajmin e bën të ditur Federata Ndërkombëtare e Atletikës pas mbledhjes së zhvilluar në Montecarlo. Në bazë të këtij vendimi, atletët që kanë vërtetuar në testet antidoping se nuk kanë marrë substanca të ndaluara, mund të garojnë por me flamurin neutral dhe jo atë të Rusisë. Sipas IAAF, 33 atletë rusë kanë bërë kërkesë që të marrin pjesë në Botërorin e Atletikës së Lehtë që do të zhvillohet në Beograd gjatë muajit Mars dhe ata mund të bëjnë të njëjtën gjë edhe për evenimentin e Londrës pas disa muajsh.

Sebastian Coe dhe Rune Andersen

Federata Ruse është pezulluar në datën 13 Nëntor 2015 pas akuzave për ngritjen e një sistemi dopingu të organizuar nga institucionet shtetërore. Ishte Agjencia Ndërkombëtare Antidoping që dha alarmin e para dhe më pas Federata Ndërkombëtare mori masën ekstreme në dëm të Rusisë. Kreu i IAAF, Sebastian Coe njoftoi se federata ruse nuk do të riintegrohet përpara vitit 2017.