Moskë, 30 nëntor – Moska është e shqetësuar se në mbarë Ukrainën do të mund të shëprthejë konflikt civil pas shpalljes së gjendjes së luftës dhe ka ftuar KB-në, OSBE-në, Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare t’i kushtojnë vëmendje shkeljes së të dretjave të njeriut në vend.
“Ushtrisë ukrainase i janë ndarë autorizime ekskluzive, përfshirë edhe përdorimin e forcës jashtëgjyqësore që paraqet rrezik serioz pasi konflikt civil e cila do të mund të gëllstiste mbarë vendin”, ka deklaruar sot zëdhënësja e MPJ-së ruse, Marija Zaharova, duke folur edhe për shpalljen e gjendjes së luftës në 10 rajone ukrainase.
Sipas saj, ligji me të cilin është shpallur gjendja e luftës imponon edhe kufiizmin e të drejtave dhe lirive të njeriut, përfshirë edhe lirinë e shprehjes dhe lëvizjes.
“Autoritetet në Kiev tani mund të konfiskojnë çfarë të duan nga njerëzit e vendit, nga pronësia private deri në dokumente personale”, ka thënë Zaharova.
“Zhvillimin e ndodhive në Ukrainë e konsiderojmë edhe një shenjë alarmante se vendi vazhdon në rrugën e konfliktit. I ftojmë KB-në, OSBE-në, Këshillin e Evropës dhe organizatat tjera ndërkombëtare t’i kushtojnë kujdes rrezikut nga skenarë bazuar në përdorimin e forcës dhe gjendjes së rëndë kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut ën Ukrainë”, ka thënë Zaharova.
Ajo poashtu ka paralajmëruar “mbrojtësit perëndimor të Ukrainës” se ideja e presidentit Petro Poroshenko për shpallje të gjendjes së lufës është shumë e rrezkshme.
Prej 28 nëntor në 10 rajone të Ukrainës në fuqi është gjendja 30 ditore e luftës pasi forcat ruse më 25 nëntor konfiksuan tre anije të marinarëve ukrainas në Ngushitcën e Kerçit, mes Detit të Zi dhe Azov me shpjegimin se kanë hyrë ilegalisht në territorin ujor rus.