Rusia i jep internet Koresë së Veriut

47

Një grup hulumtuesish nga Shtetet e Bashkuara, të vendosur në Korenë Veriore, kanë thënë se një kompani interneti ruse po i ofron lidhje alternative të internetit Penianit. Lidhja e re zbulohet pasi SHBA-ja vazhdimisht po bën përpjekje për të ndaluar lidhjen e Koresë së Veriut me botën, për shkak të shqetësimeve rreth programit nuklear dhe raketor. Lidhja e parë e internetit të Koresë Veriore kalon nga aleati i saj më i afërt, Kina. Kjo i ka dhënë Koresë së Veriut qasje në informata, po ashtu kjo lidhje i ka thënë hapësirë për spiunazh dhe luftë kibernetike. Në vitin 2014, inteligjenca amerikane, pati fajësuar hakerët e Koresë Veriore, për vjedhje kibernetike ndaj kompanisë së filmit, Sony Pictures.

Comments are closed.