Meksiko Siti, 25 janar – Meksika do të marrë 24 milionë doza nga vaksina ruse Sputnik V kundër Kovid-19, deklaroi presidenti i Meksikos, Andres Manuel Lopes Obrador.
“Biseduam me presidentin rus, Vladimir Putin dhe e falënderova për vendimin e tij që të na dërgojë 24 milionë doza të vaksinës në dy muajt e ardhshëm”, shkroi Obrador në Tuiter, i cili prej dje është pozitiv në virus korona.
Ministria e Shëndetësisë së Meksikos njoftoi se pret nga Rusia leje për dërgesë të vaksinës Sputnik V.
Vaksina ruse ende nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane për Ilaçe dhe nga autoritete sanitare të Meksikos.
Në Meksikë vetëm është lejuar vaksina amerikane – gjermane Fajzer/BioNTek.
Që nga fillimi i epidemisë së virusit korona në vend janë konfirmuar 1.763.219 persona të infektuar , prej të cilëve gati 150.000 kanë ndërruar jetë.