Moskë, 13 shkurt – Gjykata ruse sot i dënoi rrjetet sociale Tuiter dhe Fejsbuk me gjobë në para për mosrespektimin e ligjit që kërkon të dhënat e përdoruesve rusë të ruhen në territorin kombëtar.
Secila prej rrjeteve sociale duhet të paguajë një gjobë prej katër milion rublash (rreth 58,000 euro).
Sipas gjykatës, të dy grupet kanë dhjetë ditë për të ankimuar vendimin e gjykatës dhe afat 60 ditësh për t’i paguar gjobat.
Rusia tashmë disa vjet punon ndërtimin e një Interneti të brendshëm i cili mund të funksionojë në mënyrë të pavarur në rast se vendi është i shkëputur nga serverët më të mëdhenj në botë, por edhe për ta rritur kontrollin mbi rrjetin.
Tashmë në vitin 2016, Rusia urdhëroi bllokimin e rrjetit social profesional LinkdIn, i cili refuzoi ta zbatojë ligjin e tij për mbrojtjen e të dhënave për përdoruesit rusë.(koha.mk)