Gjatë ditës së sotme Rusia ka bllokuar hyrjet e porteve të Ukrainës, duke shtuar kështu tensionet mes dy shteteve.
Një total prej 35 anijeve, u është ndaluar kryerja e operacioneve normale dhe vetëm ato që lëviznin drejt porteve ruse në Detin Azov u është lejuar hyrja, këtë e ka bërë të ditur ministri ukrainas Volodimir Omelyan, transmeton gazetametro.net.
‘Qëllimi është i thjeshtë: vendosja e një bllokade në portet ukrainase në detin Azov’, ka shkruar Omelyan në një postim në Facebook.
Në anën tjetër, presidenti ukrainas Petro Poroshenko, sot i ka bërë thirrje NATO’s që të dërgojë anije në det, për të mbrojtur vendin e tij.
Ndryshe, tensionet mes dy vendeve filluan gjatë së dielës, kur Rusia shkrepi zjarr kundër tre anijeve të rojeve bregdetare ukrainase.