Ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Sergej Llavrov ka filluar procesin e vendosjes së çështjes së ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë në rend dite të Këshillit të Sigurimit.
Reagimi vjen edhe pas apelit të Kryetarit të Maqedonisë, Ivanov drejtuar Kuvendit të përgjithshëm të sivjetëm të KB, që të respektohet vendimi i vetvendosjes së popullit maqedonas dhe lutja që shtetet që nuk e kanë pranuar nën emrin kushtetues, pavarësisht të ndryshimeve kushtetuese ose referendumin e atëhershëm, t’i qëndrojnë besnik vendimit.
Pra, Marrëveshja e Prespës në pajtim me paragrafin 3 të Rezolutës 845 do të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit të KB, shkruan në tuiter profilin zyrtar të Misionit të Rusisë në kuadër të OSBE-së. Këto porosi Rusia i dërgon pas shqyrtimit të raportit të rregullt të OSBE-së në Maqedoni.
“Rezoluta 845 e Këshillit të Sigurimit të KB është sjellë më 18 qershor të vitit 1993. Aty në nenin 3 qëndron “Këshilli i sigurisë kërkon nga Sekretari i përgjithshëm vazhdimisht të informojë Këshillin për avancimin në hapat në vijim, që kanë për qëllim të zgjidhin dallimin mes palëve para fillimit të sesionit të 48-të të Kuvendit të përgjithshëm dhe në kohë të informojë Këshillin për rezultatin dhe të vendosë për rinovimin e shqyrtimit të kësaj çështje në dritën e atij raporti”.
Misioni i Rusisë në OSBE pret që “çështja e emrit shtetëror të Maqedonisë të zgjidhet pa presion nga jashtë dhe në kushte artificiale dhe ajo zgjidhje duhet të bazohet në mbështetje të gjerë publike dhe kryesisht në kuadër të së drejtës”.
Jemi të bindur se përpjekjet për t’ju imponuar imperativet qytetarëve të Maqedonisë vetëm se e përkeqësojnë ndarjen e shoqërisë së Maqedonisë.
Përndjekja e atyre që nuk pajtohen me politikat e qeverisë së Maqedonisë po intensifikohen. Vazhdon presioni i paparë edhe ndaj kryetarit të vendit, ndërsaj janë paraqitur edhe informacione për atë se telefonat e tij nga zyra janë të përgjuar.
Besimi publik në fuqinë e institucioneve dhe në procedurat demokratike seriozisht ka humbur në Maqedoni. Referendumi, si vegël e insttiucionit ligjdhënës, ka qenë i diskredituar.
Intervenimet e vendeve perëndimore në punët e brendshme të Maqedonisë kanë shkaktuar recediv të krizës politike akute në vend, e cila nuk ka kaluar më shumë se tre vjet”, paralajmërojnë nga Misioni i Rusisë në OSBE.
Iniciativa ka hasur edhe në mbështetje të madhe, posaçërisht pas deklarimeve se pas saj qëndrojnë edhe Turqia dhe Kina.