Rusia filloi me përgatitjet për dërgimin e një njeriu në Hënë dhe tashmë janë ndarë mjete për këtë projekt, citohet në dokumentin e publikuar nga “Roskosmos”.
“Roskosmos” shpalli tender për studimin e çështjes diplomatike për organizim të fluturimeve me ekuipazh deri në Hënë, ndërsa në fund të atij procesi duhet të bëhen lista me kërkesë të cilat teknologjia hapësinore duhet t’i plotësojë për organizim të misioneve të tilla.
Qëllime të hulumtimit janë: të jepen propozime, rekomandime, kërkesa me teknologji perspektive, për elemente të teknologjisë raketore dhe hapësinore, që siguron realizim të sigurtë të fluturimeve me njerëz deri në Hënë, puna e kosmonautëve në orbitën e Hënës dhe sipërfaqen e Hënës.
Njëkohësisht, duhet të merret parasysh nevoja për zgjidhje të problemeve biologjike-mjekësore, citohet në dokument. Vlera e tërësishme e marrëveshjes është 1,7 miliard rubla (23,4 milion dollarë).
Dokumentet zyrtare të Roskosmos tregojnë se fluturimet e para deri në hënë do të bëhen me raketën Angara, duke shfrytëzuar anije transportuese.