Rusia është e gatshme të japë kontributin e vet në përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov në intervistën për javoren vjeneze “Profil”. Duke e akuzuar administratën e ish-presidentit amerikan Barak Obama se është përgjegjëse e tensioneve bilaterale ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit, Llavrov theksoi se pret që pas udhëheqhjes së SHBA-së nga Donald trampi t’i përmirësojnë marrëdhëniet me Rusinë. “Jemi të bindur se Rusia dhe SHBA-ja mund të përparojnë në gjurmim të zgjidhjeve për çështjet bilaterale, si dhe të japin kontribut të përbashkët për tejkalim efikas të problemeve kryesore të kohës sonë”, deklaroi Llavrov. Ai, me atë rast, theksoi se me rëndësi të posaçme është koordinimi i domosdoshëm i përpjekjeve të Rusisë dhe SHBA-së në luftën kundër terrorizmit.