Moskë, 20 shkurt – Deputetët rusë miratuan projekt-ligj me të cilin personelit ushtarak i ndalohet përdorimi i telefonave të mençur kur janë në detyrë, veprim i dedikuar për parandalimin e shfaqjes së informatave të ndjeshme në rrjetet sociale.
Propozim-ligji i miratuar dje nga Dhoma e Poshtme, gjithashtu, ua ndalon ushtarëve të publikojnë fotografi, video dhe informata për veten, ushtarët e tjerë dhe farefisin e tyre në internet.
Ligji i ri i formalizon kufizimet për përdorimin e telefonave të mençur dhe tableteve të urdhëruar më parë nga Ministria e Mbrojtjes.
Vetëm telefonat e vjetër që nuk kanë internet nuk do të ndalohen.
Ky veprim pasoi me qëllim që të mbrohen informatat sekrete ushtarake ruse nga ana e shërbimeve të huaja për zbulim.
Ushtarët rus në rrjetet më të popullarizuara sociale në Rusi, VKontakte dhe Odnoklasnniki, shpesh publikojnë detaje se ku janë dërguar.
Kjo mundësoi disa operacione ruse të zbulohen në Ukrainën lindore, për ku Moska pohonte se nuk ka ushtarë të sistemuar. (koha.mk)