Moskë, 5 dhjetor – Kompania shtetërore ruse për karburant bërthamor e ka suspenduar projektin e përbashkët kërkimor me Iranin për shkak të vendimit të vendit të vazhdojë me pasurimin e uraniumit.
Kompania TVEL që prodhon komponentë për karburante bërthamore, sot ka njoftuar se vendimi i Iranit të vazhdojë me pasurimin e uraniumit në segmentin Fordo pamundëson ajo të shndërrohet në fabrikë për prodhimin e izotopeve radioaktive për qëllime mjekësore, transmetojnë mediat amerikane.
Në kumtesën theksohet se pasurimi i uraniumit është teknologjikisht e papërputhshme me izotopet e tilla. Kompania rekomandon se Irani do të duhet të gërshetojë centrifugat që do të përdoren për pasurimin e uraniumit dhe të dekontaminojë hapësirën që të vazhdojë projekti medicinal.
Irani është pajtuar të ndalojë pasurimin e uraniumit, sipas marrëveshjes me fuqitë botërore të vitit 2015, por ka vazhduar me këto aktivitete nga viti i kaluar kur SHBA është tërhequr nga marrëveshja dhe vendosën sanksione të reja ndaj vendit.(koha.mk)