Moskë, 14 mars – Rusia planifikon që flotën e saj sivjet ta përforcojë me dy nëndetëse bërthamore, konfirmoi ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu.
Nëndetëset “Kazan” dhe “Princ Vlladimir” janë të pajisura me arsenal bërthamor dhe ato do të përfshihen në flotën ruse para fundit të vitit 2019, theksoi Shojgu.
Ai shtoi se nëndetëset e reja “do ta definojnë pasqyrën e ardhshme për nëndetëset ruse dhe do të mundësojnë rritje të sistemit mbrojtës rus dhe do ta përforcojnë pozitën e Rusisë në oqeane”.
Kontruimi i nëndetëses “Kazan” filloi para dhjetë viteve, ndërsa për herë të parë lundroi në vitin 2017 dhe deri më tani është testuar. Përderisa konstruimi i “Princ Vlladimir” filloi në vitin 2012 dhe përfundoi në vitin 2017 kur edhe lundroi.
Dy nëndetëset janë version i modernizuar i modeleve paraprake – 885 dhe 955. “Kazan” mban raketa lundruese “Kalibër” dhe “Oniks”, ndërsa “Princ Vlladimir” është i pajisur me raketat PCM-56 “Bulava”, të njohura si “CC-HX-30”.
Rusia deri në vitin 2021 parasheh të përfshijë disa nëndetëse bërthamore në flotën e saj.