Moskë, 14 korrik – Rusia me sukses e lansoi teleskopin kozmik të gjeneratës më të re, pasi kjo ngjarje për shkaqe teknike me ditë ishte anuluar, kumtoi Agjencia kozmike e Rusisë.
Roskosmos kumtoi se teleskopi Spektër-RG fillimisht me ndihmën e raketës Proton-M është lansuar në orbitën e tokës, me çka është dërguar jashtë orbitës drejt destinacionit të tij të fundit – L2 pika Lagranzh, një prej pikave të Sistemit solar ku objektet munden për një periudhë më të gjatë ta ruajnë pozitën e tyre, përcjellë KOHA.
Kjo pikë është larg Tokës rreth 1,5 milionë kilometra, ndërsa është vlerësuar si ideale për teleskopin rus.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, teleskopi në destinacionin final duhet të mbërrijë për tre muaj dhe në këtë mënyrë të vihet teleskopi i parë rus i cili do të zbatojë operacione jashtë orbitës së tokës që nga koha e Bashkimit Sovjetik.
Misioni i teleskopit duhet të zgjasë deri në vitin 2025. (koha.mk)