Rusia e dënoi për aktin e turpshëm, dy pilotë bëjnë protestën e çuditshme

11

Artem Dzyuba, kapiteni i Zenit, u pezullua nga Federata Ruse e Futbollit, për shkak se ai u shfaq në një video ku po tentonte të vetëkënaqej. Akti i turpshëm nuk mund të falej dhe Dzyuba u përjashtua nga kombëtarja.

Në shenjë proteste ndaj vendimit të marrë, dy pilotë të kompanisë “Pobeda Airlines” kanë bërë “çmendurinë” e radhës. Gjatë fluturimit nga Moska në Yekaterinburg, më 11 nëntor, ata kanë bërë disa manovra të çuditshme dhe kanë vonuar 20 minuta fluturimin. Manovrat e tyre synonin që në radar të formohej një figurë në formë penisi dhe ajo është regjistruar në program, kur pilotët po fluturonin mbi qytetin Neftekamsk.

Nuk dihet nëse pilotët ishin të autorizuar për t’i bërë ato manovra, por për momentin ata po hetohen.