Nënkryetari i Këshillit të NATO-së të SHBA, Damon Wilson ka vlerësuar sot se të dhënat e hetimeve për përpjekje terrorizmi në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi janë shqetësuese dhe ka shtuar se ato flasin për “ndikim të fuqishëm dhe të dyshimtë të Rusisë” në Mal të Zi, transmeton Koha.net. “Rusia duhet të kuptojë se “loja është kryer”. Kështu nuk shkon me aleatët e NATO-s, ndërsa Mali i Zi është pjesë e paktit NATO. Po shohim çfarë tregojnë hetimet dhe me të vërtetë janë tregues shqetësues që flasin për ndikim të fuqishëm dhe të dyshimtë të Rusisë në këtë vend. Kjo është një ndërhyrje e tërthortë në një shtet sovran”, është shprehur Wilson gjatë një interviste dhënë gazetës “Pobjeda” të Podgoricës. Prokuroria e Malit të Zi ka akuzuar 19 persona për tentim terrorizmi në ditën e zgjedhjeve, më 16 tetor, ndër ta edhe dy rusë – Eduard Vlladimiroviç Shirkov dhe Vlladimir Nikollajeviç Popov, si dhe ish-shefi i xhandarmërisë së Serbisë, Bratisllav Dikiq, dhe beogradasit Aleksandar Singjeliq, i njohur për pjesëmarrje në luftën ruse kundër Ukrainës.