Rusia dhe Turqia në vjeshtë do të diskutojnë regjimin pa viza

1

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka bërë të ditur se në vjeshtë ekspertët konsullorë rusë dhe turq do të zhvillojnë konsultime për regjimin pa viza për kategori të veçanta të qytetarëve turq, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në Moskë, Zaharova tha se marrëveshja për të zhvilluar konsultime të tilla është arritur në takimin ministror midis ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe homologut të tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

“Është arritur marrëveshje për të formuar një mekanizëm për zhvillimin e marrëveshjeve për lehtësimin e udhëtimit të ndërsjellë për kategori të caktuara të qytetarëve turq. Platforma më e përshtatshme për diskutimin e çështjeve të vizave është konsultimi dypalësh i ekspertëve konsullorë”, tha ajo.

Pas takimit të 24 gushtit me ministrin Çavuşoğlu, ministri Lavrov u tha gazetarëve se Rusia është e gatshme të heq kufizimet e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, si dhe për shoferët që merren me transportin e mallrave midis dy vendeve.

Comments are closed.