Ankara, 23 korrik – Rusia dhe Turqia bisedojnë për mundësitë për prodhim të përbashkët të disa komponentëve të sistemit rus për mbrojtje kundër-raketore S-400 në Turqi, transmeton TASS, Sergej Çemezov shef i kompanisë shtetërore ruse “Rostek”.
Turqia gjatë këtij muaji filloi t’i marrë komponentët e sistemit rus S-400, që SHBA-ja i detyroi ta eliminojnë Ankaranë nga programi i tij për prodhimin e gjeneratës së pestë të aeroplanëve F-35, para se gjithash për arsye sigurie.
Çemezov për këtë ide fillimisht ka folur për agjencinë Anadolia në Turqi.
Pas tentimit të pasuksesshëm afatgjatë për blerjen e sistemit amerikan për mbrojtje kundër-raketore, në vitin 2017 Ankaraja vendosi ta blejë sistemin rus S-400.
Me blerjen, tani funksionarët amerikanë e këshillojnë Turqinë, megjithatë, ta blejë sistemin raketor amerikan “Patriot”, e jo S-400, sepse siç thonë, ai do të jetë jokompaktibil me sistemet e NATO-s dhe programin për FG-35 do ta ekspozojë në kërcënim eventual rusë.