Gjenevë, 11 gusht – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe autoritetet ruse po diskutojnë për proces të testimit të mundshëm të sigurisë dhe efikasitetit të vaksinës së re kundër Kovid-19 të aprovuar në Rusi, deklaroi sot zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jashareviç.
Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot se Rusia është bërë vendi i parë në botë që e lëshoi miratimin rregullator për vaksinën Kovid-19 pas më pak se dy muajve të testimet te njerëzit.
“Ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet shëndetësore ruse dhe bisedimet janë duke u zhvilluar për një kontroll të mundshëm të sigurisë dhe efikasitetit të vaksinës brenda OBSH-së, por ky proces përfshin një rishikim dhe vlerësim të rreptë të të gjitha të dhënave të nevojshme të sigurisë dhe efikasitetit”, tha Jashareviç në brifingun e KB-së në Gjenevë.
Rusia e ka emëruar vaksinën e saj të parë të miratuar kundër Kovid-19, “Sputnik V” për tregjet e huaja që është referencë për satelitin e parë në botë të cilin Moska e konsideron suksesin e saj sepse është vendi i parë që e aprovon vaksinën, deklaroi sot një përfaqësues zyrtar.