SHBA dhe shtetet e BE në mënyrë më të vrazhdë janë duke u përzier në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë, të cilët vazhdimisht bëjnë trusni që emri i shtetit të ndërrohet në Parlament. Kështu janë shprehur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë.
“Pas dështimit të referendumit të 30 shtatorit, i organizuar me shpresë që të fitohet mbështetje gjithë popullore për ‘zgjedhjen e kompromiset’ mes Greqisë dhe Maqedonisë, Uashingtoni dhe shtetet udhëheqëse të BE synojnë ti shtyjnë ‘ndryshimet e diktuara të Kushtetutës në Kuvend”, theksojnë nga MPJ Ruse.
Mes tjerash ata kanë shtruar se për momentin SHBA dhe BE me veprimet e tyre i kanë tejkaluar kufijtë e arsye dhe dëshirojnë që anëtarësimi i Maqedonisë në NATO të bëhet me çdo kusht.