Të paktën katër persona humbën jetën gjatë një shpërthimi në fabrikë për piroteknikë në qytetin Gatçina në Leningrad të Rusisë, njoftuan autoritetet lokale. Në incident janë lënduar shtatë persona, nga të cilët dy janë hospitalizuar.
Mediat lokale raportojnë se ka informata se nën rrënojat e fabrikës “Avangard” gjenden trupat e dy personave të tjerë.
Supozohet se në mesin e viktimave njëri është shtetas i Bjellorusisë.
Pas fatkeqësisë është arrestuar inxhinieri kryesor i dyshuar për mbajtjen e punonjësve “në të zezë”, njoftoi Komiteti hetues i federatës ruse.
Punonjësit, të cilët nuk kanë zhvilluar trajnim, as të drejtë për kryerjen e veprimtarisë, kanë përgatitur një përzierje të mjeteve piroteknike.