Një shpërthim i dyfishtë ka tronditur metronë e Shën Peterburgut gjatë kësaj të hëne, duke shkaktuar të paktën 10 të vdekur. Shpërthimet kanë ndodhur në stacionet pranë sheshit “Sennaya Ploschad”, i cili është mbuluar krejtësisht nga tymi, si dhe pranë universitetit “Tekhnologichesky Institute”.
Shërbimet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që njerëzit po evakuohen me shpejtësinë maksimale. Nga raportimet paraprake thuhet se njëri prej shpërthimeve ka ardhur nga një automjet i parkuar pranë, ndërsa janë shënuar edhe të plagosur të shumtë, sipas informacioneve të organeve ligjzbatuese lokale. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë.
Të paktën njëra nga pajisjet shpërthyese ka pasur edhe agjentë shkatërrues, ndërkohë që 7 stacione të tjera të “linjës blu” janë mbyllur përkohësisht. Hyrja dhe dalja në stacionet e Institutit Teknologjik dhe sheshit “Sennaya Ploshchad” janë mbyllur, ndërsa trenat që kanë qenë në qarkullim janë detyruar të largohen pa ndaluar. Kompania e metrosë thotë se të gjithë pasagjerët po evakuohen.