Moskë, 14 nëntor – Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se forcat amerikane kanë refuzuar të kryejnë sulme ajrore ndaj terroristëve nga Shteti Islamik të cilët janë tërhequr nga qyteti lindor sirian Abu Kemal.
“Operacioni për çlirimin e Abu Kemalit tregoi se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja drejtpërdrejtë e mbështet Shtetin Islamik”, thotë Ministria ruse e Mbrojtjes.
Ministria publikoi fotografi të cilat tregojnë ekstremistë të armatosur të cilët e braktisin Abu Kemalin dhe nisen drejt kufirit me Sirinë dhe Irakun.