Moskë, 1 dhjetor – Radik Tagirov, banori 38 vjeç në qytetin rus Kazan, i cili sot u dyshua për vrasjen e 26 grave të moshuara në 12 zona të vendit, i ka pranuar krimet e tij, ndërsa regjistrimin me pranimin e tij e publikoi Ministria ruse e Punëve të Brendshme.
Në një rrëfim të tmerrshëm para hetuesve policorë, vrasësi tregon se viktimat i ka zgjedhur midis grave më të moshuara në tregje apo supermarkete, se u ka ofruar ndihmë që t’ua mbajë qeset me ushqim, ndërsa kur ato e kanë thirrur të hyjë te ata në shtëpi për të pushuar, atëherë i ka mbytur dhe ua ka vjedhur paratë.
Në bisedën me hetuesit Tagirov nuk mund mbante mend sa gra ka vrarë saktë.
Në evidencën e policisë Tagirovi është regjistruar si mekanik, i cili ka qenë i dënuar për vjedhje në vitin 2009.
Përfaqësuesja e ekipit hetimor, Svetllana Petrenko, deklaroi se ky vrasës masiv është gjetur pas analizës krahasuese të më shumë se 10.000 mostrave ADN dhe është arrestuar në banesën e tij në Kazan, transmeton TASS.
Të gjitha krimet janë kryer gjatë vitit 2011 dhe 2012.