Pjesëtarët e Shërbimit federal rus për siguri (SHFS) kanë vrarë dy burra nga Azia Qendrore, të cilët dyshohen se kanë përgatitur sulm në vend. Ata janë vrarë gjatë operacionit për arrestim në Rajonin e Vladimirit.
“Si pasojë e përleshjes gjatë tentativës për mbajtje në paraburgim, pjesëtarët e SHFS kanë neutralizuar dy qytetarë të Azisë Qendrore”, citohet në kumtesën e Shërbimit. Në kumtesë shtohet se burrat kanë qenë në kontakt me rekrutët nga organizatat ndërkombëtare terroriste.