Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë lënduar si pasojë e depërtimit të një autobusi në nënkalim në Rusi. Autobusi bashkiak ka hyrë në nënkalimin në të cilin gjendet stacioni i metrosë Slavyanskiy Bulvar në kryeqytetin rus Moskë. Viktimat kanë pësuar si pasojë e përplasjes nga ana e autobusit. Zyrtarët e sigurisë në një deklaratë për AA theksuan se incidenti nuk është sulm terrorist dhe se i njëjti ka ndodhur pasi shoferi ka humbur kontrollin. Në vendin e ngjarjes janë dërguar një numër i madh i helikopterëve, ambulancave dhe ekipeve të zjarrfikësit. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetim në lidhje me rastin.