Rusi, 6 të vdekur nga rrëzimi i një avioni

13

Avioni Antonov An-26 u zhduk të mërkurën nga radarët e fluturimit 38 kilometra nga rajoni Khabarovsk gjatë kryerjes së një fluturimi teknik.

Një avion rus, i cili u zhduk nga radarët e fluturimit të mërkurën, është rrëzuar në lindje të Rusisë, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave në bord.

Një përfaqësues i shërbimeve të urgjencës i tha agjencisë ruse të lajmeve TASS se “mbetjet mortore të të vdekurve u gjetën në vendin e rrëzimit. Nuk ka të mbijetuar”.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë në vend pasi punonjësit e Ministrisë së Situatave Emergjente dhe Komitetit Hetues janë rrugës drejt vendit të rrëzimit, tha agjencia e lajmeve.

Avioni Antonov An-26 u zhduk të mërkurën nga radarët e fluturimit 38 kilometra nga rajoni Khabarovsk gjatë kryerjes së një fluturimi teknik.